Shtatë persona janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale. Gjatë rrahjes, siç bëri të ditur policia, është përdor edhe një thikë ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK.
Gazeta online Reporteri.net merr vesh se rasti ka ndodhur në një pompë të derivateve në rrugën Resinoc-Lipjan. Siç merr vesh Reporteri.net, një nga të dyshuarit është një i mitur, 15 vjeçar i cili u largua na vendi i ngjarjes me një veturë të tipit Golf.
Policia më pas është vënë në kërkim të tij.
Ndërkohë, në raportin e sotëm 24 orësh u bë e ditur se pas intervistimit i dyshuari i mitur është ndaluar për 24 orë dhe një i dyshuar tjetër është ndaluar për 48 orë.
Rasti është kualifikuar i “vrasje në tentativë”.