Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës

Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës

Tre persona kanë vdekur në një aksident rrugor pasi GPS-i i makinës së tyre u tha atyre të shkojnë në një urë e cila nuk ishte e plotë, duke i bërë ata të bien nga skaji i saj.

Incidenti ndodhi në qytetin Bareilly në Indi të shtunën, kur banorët e një fshati aty pranë vizituan bregun e lumit ku edhe gjetën makinën e ngecur në një kanal.

Pas këqyrjes nga afër, fshatarët u tronditën kur zbuluan trupat e pajetë të tre pasagjerëve brenda automjetit dhe shpejtuan të njoftojnë policinë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, një hetim i policisë zbuloi se viktimat ishin kthyer në shtëpi nga një dasmë dhe kishin përdorur GPS-in e automjetit të tyre për të gjetur një rrugë më të shkurtër për në shtëpi. Por pa e ditur ata, GPS-i u kishte thënë që të kalonin një urë jo të plotë dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po udhëtonte makina, ata nuk kanë mundur të ndalojnë në kohë. Në vend të kësaj, viktimat ranë 25 metra poshtë në shtratin e lumit Ramganga dhe vdiqën në vend.

Trupat u transportuan në një morg aty pranë me varka dhe u dërguan për ekzaminim pas vdekjes, shkruan Metro.

Themes by WordPress