Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Skeja: Dhuna ndaj grave nga recidivistë, dëshmi që sistemi i drejtësisë s’po funksionon

Skeja: Dhuna ndaj grave nga recidivistë, dëshmi që sistemi i drejtësisë s’po funksionon

Bind Skeja nga “Linja e jetës”, ka thënë se përsëritja e rasteve të dhunës ndaj grave nga recidivistët është dëshmi që sistemi i drejtësisë nuk është duke u funksionuar.

Ai ka thënë se duhet të ketë largim të disa gjyqtarëve përmes vettingut, por edhe në polici duhet të merren masa që të krijohet besueshmëri nga gratë që përjetojnë dhunë në familje.

“Është e pashmangshme që sistemi ynë i drejtësisë nuk është duke funksion siç duhet, disa gjykatës duhet mi largu. Duhet me pas edhe ndërhyrje në polici, patjetër që duhet Ministria e Punëve të Brendshme me u nis me marr ketë gjë, që kur vjen dikush me kërkuar ndihmë me ja ofru dhe me rrit besueshmërinë”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata”.

Skeja ka thënë se institucionet duhet të bëjnë më shumë në mbrojtjen e grave që përjetojnë dhunë në familje.

Ai duke përmendur rastin e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ato po përjetojnë një formë dhune ekonomike.

Sipas tij, personat që përjetojnë dhunë, mund të bëjnë edhe vetëvrasje nëse nuk shohin rrugë tjetër.

“Personave që u ushtrohet dhunë nëse nuk shohin ndonjë rrugëdaljet tjetër munden me përfundua në vetëvrasje, prandaj luftimi i fenomenit të dhunës ndaj grave është parandalim i vetëvrasjes.

Në Kosovë sot ka nisur fushata “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.