Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tjetër tragjedi në ujërat greke, përmbytet gomonia, vdesin 8 emigrantë

Tjetër tragjedi në ujërat greke, përmbytet gomonia, vdesin 8 emigrantë

Një tragjedi e re detare me viktima 8 emigrantë ka ndodhur në zonën detare në veri të ishullit grek të Samos, në Egjeun Lindor.

Një gomone e mbushur plot është mbytur në zonon shkëmbore të Shën Antonit dhe deri tani pas një operacioni që është duke u zhvilluar nën koordinimin e Qendrës së Bashkuar Koordinuese të Kërkimit dhe Shpëtimit janë gjetur trupat pa jetë të 6 fëmijëve dhe dy grave, ndërsa 36 emigrantë të tjerë janë shpëtuar.

Ende nuk dihet numri i saktë i personave në bordin e gomones që është nisur nga brigjet turke, ndërsa në zonë mbizotëronte mot i keq dhe deti ishte mbi 5 ballë.

Në operacion marrin pjesë dy anije shpëtimi dhe një mjet mjet lundrues i Rojës Bregdetare greke, një avion dhe një helikopter , si dhe forca policore.

Muajt e fundit vihet re një rritje e fluksit të emigrantëve nga brigjet turke drejt Greqisë.

Sipas shifrave që publikon shtypi grek numri i emigrantëve që ndodhen tek qëndrat e pritjes në të gjithë vendin ka shkuar nga 17.000 në 28.000, me një trend rritës. Kapaciteti total është 34,000, por në ishujt e Egjeut lindor tashmë kjo rritje ka shkuar në 130% ,sepse nuk ka pasur dërgime të emigrantëve drejt kontinentit europian ,pasi nuk po funksionon siç duhet procesi i azilit.

Pa procedurat për azil, refugjatët do të mbeten në Greqi dhe nuk mund të udhëtojnë në vendet e BE-së ku duan të shkojnë -theksojnë mediat greke.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët UNHCR nga fillimi i vitit e deri tani rreth 54,000 emigrantë kanë mbërritur në Greqi, nga brigjet turke, numri i dytë më i madh në Evropën Jugore pas Italisë.

Themes by WordPress