Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollahun mund të arrihet brenda ditësh

Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollahun mund të arrihet brenda ditësh

Ambasadori izraelit në Uashington tha se një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit – mund të arrihet “brenda ditësh”.

Mike Herzog tha për radion e ushtrisë izraelite më 25 nëntor se ka “pika që duhen finalizuar”.

Por, ai tha se “ne jemi afër një marrëveshjeje” dhe se ajo “mund të arrihet brenda ditësh”.

Në mesin e çështjeve që mbeten të pazgjidhura është edhe një kërkesë e Izraelit që thotë se shteti rezervon të drejtën të veprojë nëse Hezbollahu shkel obligimet nga marrëveshja e re.

Marrëveshja synon të largojë Hezbollahun dhe trupat izraelite nga jugu i Libanit.

Themes by WordPress