Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar një lajm të rëndësishëm dhe mrekullueshëm për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare të Kosovës. Gjatë pjesëmarrjes së saj në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, në shoqërim të Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ajo takoi ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë, Bill Blair, i cili shpalli zyrtarisht fillimin e Programit të Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak mes dy shteteve.
Ky program është një arritje e madhe për Kosovën, duke pasuar kërkesën që Presidentja Osmani kishte bërë gjatë vizitës së saj të mëparshme në Kanada. Ai do të sigurojë mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të kapaciteteve ushtarake, duke përforcuar gjithashtu partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Kanadasë, në dobi të paqes dhe sigurisë.
Presidentja Osmani theksoi se ky bashkëpunim në fushën e sigurisë është një hap tjetër drejt forcimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke përmirësuar mundësitë e zhvillimit të forcave të armatosura dhe duke kontribuar për një regjion më të sigurt.“Kosova dhe Kanadaja janë partnere në rritje, dhe ky program është një tjetër hap përpara në forcimin e lidhjeve tona, për të mirën e qytetarëve tanë dhe të paqes globale”, deklaroi Osmani.