Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > LDK-ja e ruajti primatin elektoral javor

LDK-ja e ruajti primatin elektoral javor

Shkruan: Afrim Kasolli.

Nëse një parti politike ia del që t’i shndërrojë në kauza për diskutim publik temat e saj, apo edhe i perveteson me mjeshtëri ato që ngriten nga të tjerët për përfitime të veta, paraqet një sukses politik për të.

Në këtë drejtim këto ditë këtë rol e ka luajtur kryesisht Lidhja Demokratike e Kosovës. Dhe ky veprim mund të jetë jashtëzakonisht vendimtar për fatin e saj politik në këtë atmosferë zgjedhore. Aktivistët e saj Paris Guri dhe Egzon Pacolli, i zbuluan publikisht skemat e perfitimeve klienteliste dhe familjare të pushtetit aktual. U be e ditur se daja dhe vëllai i deputetes Fitore Pacolli, kishin përfituar shuma të majme financiare në ministrinë e Bujqësisë nën e emrin subvencioneve shtetërore për këtë sektor. Po ashtu edhe këshilltari i vete ministrit Faton Peci, Naim Huruglica.

Kjo temë u shndërrua në agjendën kryesore të javës. Pra ajo që u iniciua nga LDK-ja u përdor si kartë për ta shperfaqur natyrën e “regjimit të ri”.

Pushteti reagoi në panik, sepse u godit në kauzën e tij kryesore. Argumentin e pastërtisë morale. Se familjarët nuk qenkan vetëm për dasma e ahengje, por edhe për ta shndërruar shtetin si trampolinë për përfitime vetanake.

Në këtë situatë emrat e përmendur në këtë skandal i filluan kërcënimet me padi gjyqësore e denoncim ndaj atyre e dekonspiruan këtë fshehtësi. Deri sa ne fund vetë ministri Peci u detyrua që t’ia anuloi dajës se Fitores grantin. Pra gjatë gjithë kohës zyrtarët e këtij pushteti u detyruan vetëm si të vetembroheshin nga goditjet. Kurse perpjekja për shantazh me padi gjyqësore vetëm sa i dha edhe më shumë legjitimitet angazhimit të drejtë të kësaj partie. U krijua përshtypja e persekutimit politik per aktivistët e LDK-se pas denoncimit publik te asaj që kishte ndodhur në ministrinë e Bujqësisë. Me këtë rast me një gjuhë populiste dhe fjalor të huazuar nga kryeministri Kurti, eksponentet e kësaj partie e shfrytëzuan këtë rast për t’i premtuar popullit se do t’ia rikthejnë çdo cent të përvetësuar nga ky pushtet.

Përtej premtimeve elektorale për investime kapitale e rritje të pagave, LDK-ja u tregua me efikase për qëllime të saj edhe të një teme tjetër që nuk ishte e kesaj partie. Ajo e pervetesoi betejën politike mbi doracakun për mësimdhënës në lëndën “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues – Trupi im, ndjenjat dhe familja”. E ekspozoi këtë të fundit si shprehje të një mendësie majtiste, kundër moralit tradicional, familjes dhe vlerave politike të së djathtës. Prandaj, vetëm e fitorja e kësaj të fundit i mbron të parat nga këto eksperimente shoqërore.

Në këtë klimë pushteti gjatë gjithë kohës kërkonte shfajësim dhe tentim për aryetim. Një rol defansiv elektoral.

Ndërkohë, partia tjetër opozitare, PDK këtë javë nuk dullua me ndonjë agjendë që do të mund të shndërrohej në kryeteme publike. Takime me qytetarë, ekspozim i gjendjes ekonomike ne vend nga kandidati për kryeministër i kryeministër i kësaj partie në një debat televiziv dhe si çdo fundjavë angazhim ne aktivitete të “turizmit elektoral” në diasporë.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve LDK-ja e ruajti primatin javor elektoral. Sa do të jetë në gjendje ta mbaj këtë ritëm mbetet të shihet. /TV Arbëria

Themes by WordPress