Dy ndeshje tejet interesante zhvillohen sot në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dita nis me ndeshjen Suhareka – Ferizaji, e cila zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, më fillim nga ora 13:00.
Verdhezinjtë janë në venidn e pestë me 18 pikë, ndërsa Ferizji në vendin e nëntë me 14 pikë.
Ndërkohë ndeshja kryesore zhvillohet nga ora 17:00, në stadiumin ”Fadil Vokrri”.
Skuadra e Prishtinës e cila renditet në vendin e katërt me 21 pikë, do të jetë nikoqire e Ballkanit që është në vendin e dytë me 25 pikë