Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pacolli për Faton Pecin: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë – nuk habitem nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje

Pacolli për Faton Pecin: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë – nuk habitem nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli thotë se ministra hajna, mosmirënjohës, arrogant, të paditur, shpifës e gënjeshtar janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë.

Duke mos përmendur emër, Pacolli shtoi se këta ministra për kauza të rreme lëndojnë gratë që kanë humbur gjithçka luftë. Pra, bëhet fjalë për ministrin e Bujqësisë Faton Peci.

“Kur shoh veprime të tilla ndaj këtyre grave të pafajshme, nuk habitem më nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje”, shkroi Pacolli në Facebook.