Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > ‘ISP Broadcast’ dhe shkolla “Gjin Gazulli” me marrëveshje bashkëpunimi

‘ISP Broadcast’ dhe shkolla “Gjin Gazulli” me marrëveshje bashkëpunimi

Sh.M.L. “Gjin Gazulli” përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar se sot është nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet drejtorit të kësaj shkolle, z.Bujar Gjocaj dhe drejtorit të kompanisë “ISP – Broadcast”, z. Qëndrim Kryeziu, shkruan TV Arbëria.

Kjo marrëveshje synon në ofrimin e një game të gjërë të njohurive në fushën e teknologjisë informative dhe praktikimin e tyre nga nxënësit e kësaj shkolle.

Drejtori dhe stafi i shkollës i janë shumë mirënjohës dhe falënderues z.Kryeziu për mundësinë e dhënë për nxënësit e shkollës “Gjin Gazulli”.

 

Njoftimi i plotë: 

Nxënësit e shkollës sonë, do të kenë mundësi për të realizuar punë praktike edhe në një kompani tjetër!

Marrëveshja e bashkëpunimit e nënshkruar mes drejtorit të shkollës Sh.M.L. “Gjin Gazulli”, z.Bujar Gjocaj dhe drejtorit të kompanisë “ISP – Broadcast”, z. Qëndrim Kryeziu (ish nxënës i shkollës sonë) synon në ofrimin e një game të gjërë të njohurive në fushën e teknologjisë informative dhe praktikimin e tyre nga nxënësit e shkollës sonë së bashku me ekspertët e fushës.

Drejtori dhe stafi i shkollës i janë shumë mirënjohës dhe falënderues z.Kryeziu për mundësinë e dhënë për nxënësit e shkollës sonë.

Nxënësve iu deshirojmë shumë suksese dhe punë të mbarë praktike në rrugëtimin e tyre për zhvillimin e aftësive në aspektin profesional./tvarbëria/