Mbrëmë në Kosovë ka rënë borë thuajse në gjithë vendin.
Bora ka mbuluar edhe qytetin e Drenasit, por kjo nuk e ka penguar të zhvillohet ndeshja e Superligës së Kosovës, mes Feronikelit ’74 dhe Gjilanit, shkruan Reporteri.net.
Stadiumi ”Rexhep Rexhepi” edhe pse shihet i mbuluar me borë, dhe nuk ka kushte adekuate për lojë, gjyqtari kryesor vendosi që ndeshja të zhvillohet normalisht.
Mysafirët nga Gjilani janë në epërsi ndaj vendasve.