Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haziri thotë se me fjalimin e Osmanit u konfirmua izolimi i Kurtit

Haziri thotë se me fjalimin e Osmanit u konfirmua izolimi i Kurtit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar fjalimin e mbajtur nga presidentja Vjosa Osmani me rastin e fundvitit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Haziri ka shkruar se presidentja Osmani u rreshtua në krah të aleatëve dhe konfirmoi izolimin politik të Kurtit dhe bashkëmendimtarëve të tij.

Kur ka folur për bashkëmendimarët, Haziri iu është referuar të njëjtëve si ish-koleget e presidentes Osmani, që janë ministra dhe deputetë.

Tutje ai ka shkruar se shërimin e thyerjes së trojkës institucionale mund ta bëjnë vetëm qytetarët duke votuar për LDK-në dhe Abdixhikun.

Postimi i plotë i tij: