Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Fushë-Kosovë, shkruan TV Arbëria.
Në pamjet e siguruara nga TV Arbëria shihen dy automjete që janë përplasur rëndë.
Në vendin e ngjarjes shihen edhe Policia e Kosovës.
Deri më tani për të lënduar nuk dihet se a ka.
TV Arbëria ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por ende nuk ka ndonjë përgjigje nga ta.