Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vrau Martin Canin, “arrest në burg” për Mario Përlleshin

Vrau Martin Canin, “arrest në burg” për Mario Përlleshin

Mario Përlleshi, i mituri i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, është lënë në burg ditën e sotme.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua në ambientet e spitalit, ku ndodhet Përlleshi, i cili mbeti i plagosur pas sherrit të ndodhur ditën e hënë, më 18 nëntor.

Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët vendosi masën “arrest ne burg”.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës rikualifikoi akuzën ndaj 15-vjeçarit, Përlleshaj.

Prokurorja Alma Felaj ashpërsoi akuzën në “vrasje në rrethana cilësuese”.