Një grabitje ka ndodhur në një market në kryeqytet ditën e mërkurë.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rastin e ka raportuar viktima në në një market, ku ka hyrë një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës dhe ka vjedhur një shumë të parave në vlerë rreth 350€
Tutje nga ky njoftim thuhet se i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.
“Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 20.11.2024 – 18:40. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e saj të punës në një market aty ka hyrë një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë nga arka e marketit një shumë të parave në vlerë rreth 350€. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.