Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani fillon adresimin e saj në kuvend, në sallë hyri bashkë me Kurtin e Konjufcën

Osmani fillon adresimin e saj në kuvend, në sallë hyri bashkë me Kurtin e Konjufcën

Presidentja Vjosa Osmani ka filluar adresimin e saj vjetor në kuvendin e Kosovës.

Ajo hyri në sallë së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Ministrat u çuan në këmbë në momentin e hyrjes së saj në Kuvend dhe duartrokitën. Ndër ta edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Të dy këta ministra, dikur bashkëpunëtorë të ngushtë të Osmanit, i kanë qëndruar besnikë Kurtit, pavarësisht se presidentja, ajo që i futi në parti e në Qeveri, duket se nuk qëndron më në të njëjtën linjë me kryeministrin.

PDK-ja po e bojkoton këtë seancë me arsyetimin se Osmani “ka vazhduar të sillet në shpërputhje të plotë me rolin e saj kushtetues për të përfaqësuar unitetin e popullit duke demonstruar njëanëshmëri ndaj Albin Kurtit”.

Powered by WordPress