Një grua ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e saj të punës në një market aty ka hyrë një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë nga arka e marketit një shumë të parave në vlerë rreth 350 euro.
Tutje në raport bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:40 në rrugën “Zija Shemsiu”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e saj të punës në një market aty ka hyrë një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i ka marrë nga arka e marketit një shumë të parave në vlerë rreth 350 euro. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur. Rasti në hetime”, thuhet në raport.