Policia e Kosovës njofton se gjatë të martës është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Turqisë, pasi që gjatë kontrollit në rrobat të cilat i kishte dërguar djalit të saj i cili ishte në ndalim policor është gjetur substancë narkotike me peshë prej 4.4 gramë.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.