Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Federata e Futbollit të Rumanisë reagon pas vendimit zyrtar të UEFA-s

Federata e Futbollit të Rumanisë reagon pas vendimit zyrtar të UEFA-s

UEFA vendosi që Rumania të fitojë 3-0 dhe të marrë të tre pikët me anë të një vendimi zyrtar.

Federata e Futbollit të Rumanisë ka reagur me një komunikim zyrtar:

Ja reagimi i plotë:

“Pasi Kombëtarja e Kosovës u largua nga fusha në kohën shtesë të ndeshjes më 15 nëntor, në Arenën Kombëtare, rezultati i ndeshjes u vendos drejtpërdrejt nga komisioni i ankesave të UEFA-s.

Në bazë të nenit 25.01 të rregullores së Ligës së Kombeve të UEFA-s vendosi që Kombëtarja e Kosovës ta humbasë ndeshjen me rezultat 3-0. Federata e Kosovës është gjobitur edhe me 6 mijë euro për sjellje të pahijshme të ekipit.

Dhe Federata Rumune e Futbollit u gjobit me 50,000 euro dhe ndeshja tjetër në shtëpi do të luhet me dyer të mbyllura për thirrje ksenofobike nga tifozët. UEFA nuk specifikon se në cilën garë do të zbatohet sanksioni.

FRF u sanksionua gjithashtu me:

30 mijë euro për mesazhet provokuese politike nga tribuna

9000 euro për hedhjen e sendeve në fushën e lojës

4500 euro për përdorimin e materialeve piroteknike

8000 euro për përdorimin e laserit

12,500 € për fishkëllimin e himnit të ekipit mysafir

14 mijë euro për bllokimin e korridoreve publike” , shkruan FRF .

Powered by WordPress