Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të prezantojë programin për shëndetësinë të kësaj partie në Pejë.
Ai tha se ky “program ambicioz” do të jetë model transformues në rajon dhe tha sa për këtë është entuziast.
“Rrugës për në Pejë, për të prezantuar programin tonë për Shëndetësi; padyshim programin më ambicioz të prezantuar ndonjëherë në këtë sektor! Për 4 vite, shëndetësia kosovare do të jetë model transformues në rajon – dhe për këtë jam jo vetëm entuziast por dhe pa durim!”.