Është gjetur arma e krimit, tip pistolete me silenciator, që dyshohet se u përdor për të ekzekutuar Klajdi Prendin, djalin e ish-gjyqtarit, Fran Prendi.
Gazeta Panorama raporton se arma e krimit u gjet në automjetin tip Audi, ku udhëtonin atentatorët.
Vetura u gjet e djegur në zonën e Farkës, rreth 30 minuta pas atentatit mafioz ndaj 28-vjeçarit.