Gjergj Dedaj, ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës për qasjen që e ka në raport me zhvillimet e fundit, ku ka pasur edhe arrestime të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Dedaj tha se sot ka ish-komandant të UÇK-së që nuk guxojnë të shkojnë në Shkup.
Kjo pasi rrezikojnë të arrestohen, ka thënë Dedaj në “Pressing” të T7.
“Para dy jave e kisha një promovim të librit në Zagreb dhe doja ta marrë një ish-komandant të UÇK-së ka pas me ardh në Zagreb. I bëra dy rezervime për me shku nga Shkupi në Zagreb dhe kur i tregova komandantit që kemi me u nis me datën kaq për Zagreb. Tha prej kahit, thash prej Shkupit, tha jo unë s’guxoj me flutur. Thash si mor s’guxon. Tha më arrestojnë”, ka thënë ai.