Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Visar Xani: Ndryshimet në SHBA mund të kenë ndikim direkt në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Visar Xani: Ndryshimet në SHBA mund të kenë ndikim direkt në procesin e dialogut Kosovë-Serbi

Me ardhjen e Kaja Kallas si shefe e re e Politikës së Jashtme në BE, nga Qeveria e Kosovës është kalkuluar se dialogu Kosovë-Serbi mund të vendoset në binarë të duhur diplomatike. Mirëpo gjatë një paraqitje të fundit të Kallas ajo ka qenë indiferente për dialogun Kosovë-Serbi.

Lidhur me këtë temë për TV Arbëria ka folur analisti politik, Visar Xani, ai thotë se ndryshimet në SHBA, mund të kenë ndikim direkt në dialogun Kosovë-Serbi.

“Ndryshimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë ndikim direkt në procesin e dialogut do të shohim pra nëse do t’i jipet rëndësi dialogut në Bruksel, apo do të kemi rikthim të vëmendjes në Shtëpinë e Bardhë, siç ishte pra rasti i 2020, gjithsesi cilado qoft, ne si Kosovë duhet të jemi të përgatitur, të jemi të gatshëm, që me aleatët tanë të ndërtojmë së bashku strategji, të koordinohemi në këto procese dhe të mos kemi pastaj defekte të cilat mund të jenë të pafalshme në procesin e dialogut por edhe goditje për shtet ndërtimin e Kosovës”, ka thënë Visar Xani, analist.

Analisti tutje thekson se Kosova duhet të ketë koordinim me SHBA-të dhe BE-në.

“Prandaj duhet të jemi afër të punojmë afër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të koordinohemi me aleatët brenda Bashkimit Evropian, me qëllim që ne si Kosovë të përfitojmë një mundësi më të mirë të mundshëm që do të ketë mbase një rrugëtim më të lehtë në struktura euroatlantike, por në anën tjetër të punojmë po ashtu ngushtë për shtet ndërtimin e Kosovës”, ka thënë tutje Xani. /TV Arbëria/

Powered by WordPress