Rusia nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026.
Ky është vendimi që e kanë marrë bashkërisht UEFA dhe FIFA, duke e lënë në fuqi vendimin për ta mbajtur të pezulluar Kombëtaren Ruse nga garat ndërkombëtare.
Ky vendim kishte ardhur në shkurt të vitit 2022 pas pushtimit të nisur të Rusisë në Ukrainë.
E ky vendim do të vlejë edhe për Botërorin e ardhshëm, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.
Mediat ruse mësojnë se vendimi për ta lënë jashtë ombrellës së UEFA-s e të FIFA-s futbollin rus do të vazhdojë, si për Kombëtaren ashtu edhe për klubet, përcjell “Gazeta Express”.
Shorti për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 do të hidhet më 13 dhjetor dhe prej tij do të nxirren 12 grupe në zonën evropiane.
Rusisë s’iu lejua të merrte pjesë në Kupën e Botës 2022 e as në Evropianin 2024.