Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Presidenca publikon arsyetimet pasi Osmani ktheu për rishqyrtim në Kuvend dy ligje

Presidenca publikon arsyetimet pasi Osmani ktheu për rishqyrtim në Kuvend dy ligje

Presidentja Vjosa Osmani ia ka kthyer për rishqyrtim Kuvendit të Kosovës Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Presidenca ka publikuar arsyetimet për kthimin e këtyre dy ligjeve dhe tha se “bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, Presidentja Osmani ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës”.

Presidenca tha se Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë.

Në postimin e mëposhtëm të Presidencës mund t’i gjeni dokumentet me arsyetimet përkatëse.

Powered by WordPress