Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “U përmend dhe po kërkonte nënën”/ Deklarohet farmacistja që i dha ndihmën e parë Martin Canit

“U përmend dhe po kërkonte nënën”/ Deklarohet farmacistja që i dha ndihmën e parë Martin Canit

Farmacistja Kristina Mici që i ka dhënë ndihmën e parë 14-vjeçarit Martin Cani që u plagos dje për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, ka dhënë një intervistë sot për Top News.

Ajo ka treguar se u ndodh në vendin e ngjarjes ku pa gjithçka që ndodhi në pak sekonda. Ishte ajo bashkë me persona të tjerë që dërguan në spital të miturin, i cili gjatë rrugës kishte treguar shenja jete, por nuk ia doli dot.

“Ndodhesha në vendngjarje kur fëmija ra në tokë. Kam thirrur ambulancën që është përgjigjur menjëherë, i kam thënë që fëmija është aksidentuar. Më thanë që është goditur me thikë. As vetë nuk e di ku e gjeta at forcë, fëmija kishte nevojë urgjente për ndërhyrje.

Fëmija ishte shtrirë përtokë, u afrova dhe e pash, i kam prekur dorën, kishte ende rrahje dhe shenja jete. Sytë e tij njëherë përqendroheshin njëherë nuk dukeshin më. Një grua po thoshte ta çojmë me makinë. Shumë pak sekonda, konkretisht kam qenë e parkuar te dera e shkollës. I ka ngulur thikën drejt në zemër, u bë një turmë e madhe njerëzish.

Më pas pamë që fëmija nuk kishte më kohë për ambulancën, e futëm te makina e një zonje. Një djalë është afruar dhe tha do vi me ju. Më ka thënë ambulanca jemi në trafik, më ka kontaktuar një zonjë me ka thënë drejtohuni për te Trauma. Djali ishte në momente kritike.

Nëpër bordura e trotuare kemi kaluar, me alarm e borie. Jemi drejtuar për në QSUT, pamë përballë ambulancën, pengova gjithë qarkullimin. Fëmija kishte çuar kokën dhe po kërkonte nënën. Ne menduam se e lamë gjallë. Spektatorët kanë bërë një krim të dyfishte. Ne menduam se e lamë gjallë, shpresoj një ngjarje kaq e rëndë mos të përsëritet”-tregoi farmacistja.

Powered by WordPress