Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Orientim i buxhetit të shtetit për interesa familjare nëpërmjet politikës së subvencioneve

Orientim i buxhetit të shtetit për interesa familjare nëpërmjet politikës së subvencioneve

Shkruan: Afrim Kasolli

Prej se Lëvizja Vetëvendosje e drejton Qeverinë e Kosovës është dalluar edhe me modelin e saj të ndarjes buxhetore. Kryesisht përgjatë mandatit të saj qeverisës politika e subvencioneve dhe transferave kanë qenë prioritet kryesor sa i përket shpenzimeve buxhetore. Kjo qasje e ka dalluar atë nga partitë tjera politike që deri më tani e kanë drejtuar qeverinë.

Kohë më parë, Instituti GAP i kishte prezantuar disa të dhëna sa i përket ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike duke filluar nga viti 2013 deri në fund të viti 2023. Me këtë rast në vitin 2013, shpenzimet kapitale e kishin zënë vendin e parë në kuadër të strukturës së buxhetit. Duke u pasur nga pagat në vendin e dytë , subvencionet dhe transferet në vendin e tretë, mallra dhe shërbime në të katërtin dhe shpenzime komunale në të pestin.

Në vitin 2015, me ndryshimin e kryeministrit, kishte ndryshuar edhe struktura e shpenzimeve buxhetore. Kështu, pagat kishin kaluar në vendin e parë duke u pasuar nga shpenzimet kapitale në te dytin dhe subvencioent e trasnferet në të tretin. E, kategoritë tjera kishin mbetur të pandryshuara. Në vitin 2016, po ashtu pagat e zinin vendin e parë, mirëpo tani duke u pasuar jo nga shpenzimet kapitale, por nga subvencionet dhe transferet në të dytin dhe nga shpenzimet kapitale, në të tretin. Kjo skeme ka mbetur e pandryshuar në vitin 2017, 2018 dhe 2019. Brenda këtij harku kohor kishte qeverisur edhe Ramush Haredinaj. Mirëpo, ai e vazhdoi atë skemë që e trashëgoi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndërkohë, me ndryshimet politike që ndodhen në vitin 2020, kur Vetëvendosja u bë forca e parë politike, po ashtu kishte pësuar ndryshime edhe hierakrika shpenzimeve buxhetore. Me këtë rast në vend të parë u zhvendosen subvencionet dhe transferet, në të dytin pagat dhe në të tretin shpenzimet kapitale, në të katërtin mallrat dhe shërbimet dhe në të katërtin shpenzimet komunale. Një strukturë e tillë ka mbetur identike deri më 2023.

Hierarkia e kësaj ndarje ka pësuar ndryshime ketë vit dhe në Projekbuxheitn e planifikuar për vitin 2025. Me ketë rast, investimet kapitale kanë dalur në vendin e dytë kurse pagat dhe shtesat në të tretin ndërsa mallra dhe shërbime në ta katërtin. Por përsëri, subvencionet dhe trasnferet e gëzojnë primatin. Vlera e kësaj kategorie pritet të jetë 1.155 milionë euro. Pra edhe në vitin që po hyjmë “Projektbuxheti parasheh rritje gati në të gjitha kategoritë e shpenzimeve, por më së shumti në subvencione dhe transfero”. Siç dihet këto janë fonde të siguruara nga shteti për të ndihmuar kompani, persona fizikë ose sektorë të veçantë të ekonomisë, si p.sh. bujqësia”.

Mirëpo, skandalet e fundit kanë treguar se kjo ndarje nuk paska qenë e rastësishme. Por metoda më efikase për të përfituar familjarët e anëtarëve të partisë në pushtet nga buxheti i shteti. Nën petkun e mbështetjes se subvencioneve dhe trasnferave u bë e ditur se vëllai dhe daja i deputetes Fitore Pacollit janë mbështetur me nga 100.000 mijë euro sa i përket granteve bujqësore. Hiç me keq nuk ka mbetur as këshilltari i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, Naim Huruglica. Me këtë nuk po them që nuk kanë përfituar edhe qytetarë tjerë të Kosovës. Apo se në qeveritë e kaluara nuk ka pasur abuzime të tilla. Përkundrazi.

Mirëpo, ku kombinohet kjo metode me atë të përdorimit kontratave një burimore, shihet qartë se partia në pushtet e ka përdorur buxhetin e shtetit edhe si mjetë për ta afirmuar klasën e kapitalizmit të saj familjar dhe klientelist./tvarbëria/

Powered by WordPress