Një person është arrestuar mbrëmë në kryeqytet pasi ishte shpallur në kërkim nga gjykata.
46 vjeçari, ishte i dënuar për “Dhunë në familje”, “Kanosje: dhe “Lëndim trupor”.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga policia, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar që kërkohej me urdhëresë të GjykatësMbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Personit të dyshuar:V. G, mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti ishte i dënuar me burgim, për dhunë në familje, kanosje dhe lëndim trupor.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.