Një i mitur në Prishtinë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga tre të të mitur të tjerë.
Bëhet e ditur se viktima dhe njëri nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.