Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haradinaj me fjalë të rënda për Kurtin: Kandidat serioz për burg

Haradinaj me fjalë të rënda për Kurtin: Kandidat serioz për burg

Kandidati për kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për kontratat njëburimore, duke i cilësuar veprimet e tyre si të kundërligjshme.

Në një intervistë në ‘Politiko’, Haradinaj ka akuzuar qeverinë Kurti për ‘vjedhjen’ e tenderëve, ndërsa ka thënë se shumë prej tyre do të përfundojnë në burg për korrupsion.

Madje, ai ka përmendur edhe përplasjet e Kurtit me institucionet e drejtësisë në vend.

“Unë besoj që shumë prej tyre kanë me përfundu në burg për tenderët njëburimorë. Sa here që prokuoria e heton për korrupsion, a e keni vërejt që Kurti e sulmon prokurorinë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se a mund të përfundojë kryeministri aktual në burg, Haradinaj është shprehur i bindur se ai është i përfshirë në korrupsion dhe se për këtë duhet të përfundojë në burg.

“Kurti është kandidat shumë serioz me përfundu në burg për korrupsion”, ka thënë Haradinaj para mërgatës në Gjermani.

Powered by WordPress