Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A do i jepet goditja përfundimtare Rusisë nga Presidenti Biden?

A do i jepet goditja përfundimtare Rusisë nga Presidenti Biden?

Shkruan: Afrim Kasolli

Në një mënyrë të befasishme Presidenti në shkuarje i SHBA-ve, Joe Biden, ka marrë vendim për t’i lejuar Ukrainës përdorimin e armëve amerikane me rreze të gjatë veprimi në thellësi të territorit rus, deri në 300 km. Sipas spekulimeve ky suspendim i kufizimeve për Kievin, vjen si pasojë e pjesëmarrjes së trupave ushtarake nga Korea e Veriut, përkrah atyre ruse në luftë kundër ushtrisë së Ukrainës.

Mirëpo, përtej këtij justifikimi, mbase ky vendim ka të bëjë edhe me zhvillime tjera, si në terrenin e luftës ashtu edhe atyre politike. Fillimisht, ka ditë që ushtria ruse ka ndërmarr një sulm masiv duke goditur infrastrukturën e këtij shteti dhe duke avancuar gradualisht në terren. Sipas informatave të fundit Moska po përgatitet të nisë edhe një kundërofensive në rajonin jugor të Kurskut, si beteja e vetme e suksesshme ushtarake e Kievit këtë vit.

Kryetari i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, disa herë kishte kërkuar nga aleatët perëndimorë që të suspendohen këto kufizime. Përdorimin e këtyre armëve ai e kishte konsideruar si pjesë e planit të fitores.

Por, po ashtu, SHBA-të tashmë ndodhen në fazën tranzitore të pushtetit. Presidenti Donald Trump, disa herë ka deklaruar se më ta marrë mandatin do ta ndal këtë luftë, por po e bërë të ditur se mbi çfarë plani. Sepse tashmë Rusia kontrollon 20 për qind të territorit të Ukrainës. Pra a do të ushtrohet presion mbi këtë te fundit të pajtohet me fatin e saj, apo e kundërta që të ushtrohet presion mbi Putinin që të tërhiqet? Nëse ai i qëndron besnik doktrinës së tij të proklamuar të “paqes nëpërmjet forcës”(Peace throug Strength), atëherë vendimi i fundit i presidentit Biden nuk është në antinomi të thelle me projeksionet strategjike tw Presidentit Trump. Madje, vetë ish-këshilltari për siguri kombëtare, Gjenerali H.R. McMacter, gjatë administratës së parë Trump, ka deklaruar se presioni maksimal mbi Moskën është dashur të zbatohet edhe më herët.  Në fund të fundit edhe përkundër avancimit ushtarak dhe presionit që është duke ushtruar Rusia nuk është që nuk janë zbuluar dobësitë e saj.

Analistë të ndryshëm ndërkombëtarë, shkruan CNN, kanë vënë në pah, se Putini nuk ka shumë mundësi për të arritur qëllimet e luftës në Ukrainë, përkundër përparimeve të vogla. Rusia i ka rritur në maksimum shpenzimet e luftës. Tashmë 7 për qind e GDP është vënën në funksion të këtij objektivi. Dhe ekonomia ka filluar t’i jap shenjat e mbingarkesës. Inflacioni po rritet, kurse kompanitë po përballen me mungesë të fuqisë punëtore. Për të përballuar situatën, Banka Qendrore e Rusisë e ka rritur normat e interesit deri në 21 për qind, më e larta gjatë këtyre tri dekadave të fundit. E kuptueshme që Rusia ka numër të madh të trupave se sa Ukraina, mirëpo edhe rekrutimi i ushtarëve të rinj tashmë është bërë sfidë, sepse kur herën e fundit Moska shpalli një mobilizim  ushtarak, mijëra të rinj ikën nga vendi, duke refuzuar detyrën. Prandaj, përkundër kërcimeve nga Moska, se nëse Ukrainës i suspendohen këto kufizime një akt i tillë do të nënkuptonte se NATO i ka shpallur luftë Rusisë, është pak e  besueshme që kjo e fundit të ketë guxim ta provokojë ndonjë konflikt të ri me këtë Aleancë.

Në këtë kontekst, shtimi i presionit mbi Moskën do ta komplikojë edhe më tej situatën e pafavorshme në të cilën gjendet. Kështu, sipas, Gerogo Barros, nga Instituti për studime të Luftës, “nëse Perëndimi, duke përfshirë SHBA-të vazhdon ta mbështes rezistencën e Ukrainës për gjatë 12 deri në 16-18 muajit e fundit, Rusia do të detyrohet ta ndërpres mënyrën se si është duke e financuar luftën”.

Mirëpo, në vend të demonstrimit të këtij uniteti, u duk sikur shtetet perëndimore, për shkak të presioneve të brendshme po shfaqin shenja të dorëzimit. Telefonata e fundit e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, me presidentin Putin, ka krijuar përshtypjen e fillimit të de-izolimit ndërkombëtar të tij.  Ky hap, ishte kushtëzuar nga kalkulimi për të qetësuar opinionin e zemëruar gjithnjë e më shumë në Gjermani kundër kësaj lufte. Dhe po ashtu, si një mjet për t’u shfaqur para elektoratit gjerman nga kancelari Scholz, se ai mbetet një negociator i mundshëm i paqes për këtë konflikt.

Sidoqoftw, ne vend de-eskalimit të situatës nëpërmjet komunikimit me Putinin, Presidenti Biden vendosi ta eskalojë atë deri në ekstrem, duke lejuar goditjen në thellësi të territorit si mjet për ta detyruar të parin që të negociojë nga pozicioni i dobësisë dhe jo i forcës. Sepse, kjo luftë, shumë analistë kanë pohuar se do të mund të përfundojë, vetëm atëherë kur Putinit gjeneralët e tij t’ia bëjnë të ditur që janë duke e humbur atë, e jo nga kalkulimet për të mos e provokuar me shumë “ariun e lënduar siberik” ku as ai nuk guxon të humb, por as Ukraina të fitojë. /TV Arbëria

Powered by WordPress