Nga: Shenoll Muharremi
Mjesi, një dost më tha dje ‘kujdes me gjithë këto numra se po e djeg trurin”:)) Se ka keq, por ndoshta ja vlenë se është me rëndësi sa më mirë me e kuptu si funksionon ekonomia dhe disa gjëra që kanë ndikim në jetën e përditshme. Pa i studiuar dhe kuptuar këto në thelb dhe esencë dhe relacionin e integruar mes tyre, nuk mundemi me kriju dhe zhvillu vendin, me zhbolloku potencialin tonë socio ekonomik. Kot rritet ekonomia 4-5% kur çmimet kanë shkuar 100%.
Këtu jam përpjekë me e shpjegu relacionin e vlerës së inflacionit (vjetor) dhe vlerën e një produkti (mishi/ushqime) dhe si ndikon ky realcion në çmime dhe në realitet për njerëzit, familjen dhe ekonominë. Çka nënkupton kjo për fuqinë blerëse dhe si ndikon në sektorë dhe industri tjerë të ekonomisë të cilat janë plotësisht të ndërlidhura.
Ky është një shembull praktik se si edhe kur inflacioni ‘bie’, çmimet vazhdojnë të rriten. Inflacioni muajin e fundit në Kosovë ishte vetëm 0.4%, kjo të krijon përshtypjen që punët janë mirë tashmë. Por në fakt, inflacioni 0.4% apo 1.5% (vlerësim 2024) nënkupton çmim gati 100% më të lartë për produktin.
Këtu i kemi të gjitha vlerat zyrtare të inflacionit vjetor dhe rastin me inflacionin e mishit (ushqim) nga ASK. Vlera janë reale dhe zyrtare, të gjitha. Për bazë kemi marrë koston e mishit 4.5 euro por mund të vendosim cilin çmim që dëshirojmë, me rëndësi është me pa dhe kuptu si funksionon inflacioni dhe çmimet. Sidomos proporcionin apo relationin e inflacionit me çmimet.
Këtu kemi rastin ku vlera kumulative e çmimit, edhe pse inflacioni duket në nivel të ‘pranueshëm’ rritet dramatikisht. Fuqia blerëse ulet. Nga shiqimi i fakteve dhe numrave ndaras, psikologjia e njeriut (por edhe e qeverisë noshta) nuk e kupton këtë ndikim dhe ndryshim, ndoshta. Por ku ilustrohet, si ky shembull, është e kjartë se çka ndodhë në ekonomi. Pa e kuptu si funksionon, sa i dëmshëm është inflaconi, asnjëherë nuk mundemi me qenë të vetëdijshëm si me u mbrojtë prej tij dhe si reagu e me kriju politika ekonomike.
Në komente po i paraqes edhe vlerat se si janë llogaritur dhe vlerat reale të inflacionit vjetor, inflacionit të mishit dhe çmimeve të mishit. Si inflacioni ra nën 2% vitin e fundit po çmimi i produkti/mishit u dyfishua.