Në festën e 30-vjetorit të UÇK-së, të organizuar nga Familja Qëndrim Hamdi Kryeziu, Qëndrim Kryeziu tha se është krenarë dhe i ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për të qenë sot në liri.
Kryeziu në këtë manifestim për 30-vjetorin e UÇK-së tha se të gjithë së bashku do t’ia dalim që ta ndërtojmë Kosovën.
“Patëm nderin ta kem një nga themeluesit e saj ta prej tortën e 30 vjetorit të UÇK-së. Ishte dicka e jashtëzakonshe, andaj edhe për ne është krenari që t’ju kemi në mesin tonë, dhe t’ju themi faleminderit për të gjitha ato që i keni ba, që ne sot të punojmë në liri, të jetojmë të lirë, dhe të jetojmë me familjet e tona, pasi që të gjithë e dimë se para luftës si ishte koha dhe çka kishim ne për të punu ose mbijetu, dhe faleminderit të gjithëve ju që keni gjetë kohën me ardh, dhe faleminderit për të gjitha ato që i keni ba, të gjithë së bashku besoj se do t’ia dalim që ta ndërtojmë këtë vend, ju e sollët në shkallën e parë ne do ta qesim në shkallën e dytë, faleminderit për të gjitha”, tha Qëndrim Kryeziu gjatë fjalimit të tij.