Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ish-deputetja e PDK-së me reagim ndaj Kurtit: Po kërkon më shumë pushtet, vetëm për të shkelur më shumë qafën e qytetarit dhe kurrizin e shtetit

Ish-deputetja e PDK-së me reagim ndaj Kurtit: Po kërkon më shumë pushtet, vetëm për të shkelur më shumë qafën e qytetarit dhe kurrizin e shtetit

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti ka publikuar një video lidhur me Doracakët e Edukimit Seksual, shkruan TV Arbëria.

Ismaili ka thënë se në këtë video është e frikshme thirrja e Kurtit, që të besojnë vetëm versionin e pushtetit.

“Kryeministri pasi u bë rezil masivisht, iu paska drejtuar qytetarëve me një video. E pritshme mohimi i të vërtetës dhe realitetit. Por ajo që është e frikshme në atë video, por tipike për një pushtetar autoritar si z.Kurti, është thirrja e tij qytetarëve që të besojnë vetëm versionin zyrtar të pushtetit për pushtetin.

Kryeministri Kurti qytetarëve u kërkon të pranojnë, pa asnjë dyshim, versionin zyrtar të ngjarjeve, pavarësisht nëse ky version bie ndesh me realitetin apo përvojat personale”, ka shkruar ish-deputetja e PDK-së.

Tutje Ismaili thotë se Kurti nga qytetarët po kërkon të mos u besojnë mediave, opozitës e as syve të tyre.

“Ai u kërkon atyre të mos u besojnë medieve, shoqërisë civile, opozitës jo se jo, por as raporteve të pavarura ndërkombëtare dhe as syve tonë.

Ngjashëm si në novelën “1984” të George Orëell-it, ku partia e kontrollon çdo aspekt të së vërtetës përmes mekanizmave si “Ministria e të Vërtetës” për të detyruar qytetarët të pranojnë absurditete siç është slogani: “Lufta është Paqe, Liria është Skllavëri, Injoranca është Fuqi”, etj”, ka shkruar ajo në facebook.

Ndër tjera ish-deputetja nga rradhët e PDK-së, e quan Kurtin “Albin Autoritari”, si dhe thotë se po kërkon më shumë pushtet për të shkelur më shumë qafën e qytetarit dhe kurrizin e shtetit.

“Monopolizimi i së vërtetës, narrativave dhe informacionit nga Albin Autoritari, është përpjekje e tij për të imponuar versionin e tij, për të shtuar hajninë, represionin dhe frikën në shoqërinë tonë.

Ai do që pushteti i tij të mbështetet pa kushte, pa mendim kritik, vetëm për të krijuar realitete të kontrolluara.

Meqë guximit qytetar, profesionizmit medial dhe opozitarizmit politik ende po i rrah damari në Kosovë, ai është i pakënaqur me këtë gjendje, prandaj po kërkon më shumë pushtet: vetëm për të shkelur më shumë qafën e qytetarit dhe kurrizin e shtetit’, ka shkruar Besa Ismaili.

Postimi i plotë: