Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: Edhe kjo fundjavë ishte fundjava politike e LDK-së, takime me qytetarët që jetojnë në Kosovë

Kasolli: Edhe kjo fundjavë ishte fundjava politike e LDK-së, takime me qytetarët që jetojnë në Kosovë

Analisti politik Afrim Kasolli, ka komentuar veprimet e partive politike në vend, para zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, shkruan TV Arbëria.

Ai ka thënë se edhe kjo fundjavë karakterizohet me tubimet e PDK-së dhe AAk-së në diasporë.

“Edhe këtë fundjave thuajse e njëjta praktike. Kandidatët per kryeminister nga PDK dhe AAK e kaluan ate duke tentuar ta kapin ndonjë vote ne diaspore”, ka shkruar Kasolli.

Në anën tjetër për kryeministrin Kurti thotë se është munduar t’i mbulojë aferat që e kanë kapluar qeverisjen e tij.

“Kurse kryeministri Kurti duke u përpjekur qe t’i mbuloje aferat qe e kane kapluar qeverisjen e tij kohen e fundit me ndonje improvizim sportive”, ka shkruar analisti.

Ndërsa analisti për LDK-në, thotë se edhe kjo fundjavë ishte e kësaj partie, duke zhvilluar takime me qytetarët që jetojnë në Kosovë.

“Nderkaq, LDK ne takim me qytetarët qe jetojne ne Kosove.

Ne rastin e pare eshte nje tentim per ta fituar ndonje vote nga ata per te cilet nuk ka asnje rendesi programi i prezantuar. Pra thjesht shnderrimi i politikes vetem ne spektakel elektoral ne saje te operimit me nostaligjine e mergimtareve per vendlindjen dhe synim per te fituar mbeshtetje momentale nga kjo atmosferë emocionale. Asgje me shume.

Kurse, ne rastin e fundit komunikim me ata qe meton per t’i qeverisur. Thjesht edhe kjo fundjave ishte fundjava politike e LDK-se”, ka shkruar Kasolli.

Postimi i plotë: