Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “La Repubblica” shkruan për krijimin e shtetit sovran të urdhrit bektashi në Tiranë: Një lloj Vatikani mysliman në Shqipëri

“La Repubblica” shkruan për krijimin e shtetit sovran të urdhrit bektashi në Tiranë: Një lloj Vatikani mysliman në Shqipëri

Gazeta italiane La Repubblica i ka kushtuar një reportazh të veçantë krijimit të shtetit sovran të Urdhrit Bektashi në Tiranë, duke theksuar marrëdhënien e veçantë që ky komunitet ka me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Media e nis shkrimin e saj, duke thënë se komuniteti bektashian, i cili u persekutua nga Ataturku në Turqi dhe nga Enver Hoxha në Shqipëri, ka një marrëdhënie të veçantë me kryeministrin Rama, i cili tani dëshiron t’i sigurojë një Seli të Shenjtë për të kombinuar fenë dhe demokracinë.

Kupola e tempullit të madh, Odeonit, qëndron mes malit të Dajtit dhe banesave të Tiranës së vjetër komuniste. Para një Kurani shekullor, Baba Mondi u ofron vizitorëve të tij çaj, kafe dhe raki, në atë që mund të bëhet shteti më i vogël në botë, një lloj “Vatikani mysliman”, shkruan “La Repubblica”.

Edi Rama, kryeministri socialist shqiptar tani kërkon t’i japë sovranitetin shtetëror urdhrit bektashi në këto hektarë tokë të kultivuar me livadhe, trëndafila e ullinj. Avokatët e Ramës po punojnë për të përcaktuar projektin.

Powered by WordPress