Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > MAShT-i nënshkruan kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle

MAShT-i nënshkruan kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle.

Nagavci ka bërë të ditur se çerdhet do të ndërtohen në vendet Kaçanik, Dragash dhe Fushë-Kosovë, kurse shkolla do të ndërtohet në Prishtinë.

Më tej, ministrja ka përmendur shifrat e kontratës dhe sipërfaqeve të objekteve që do të ndërtohen.

“Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e 3 çerdheve dhe një shkolle. Një çerdhe në Rekë-Vatë në Kaçanik. Vlera e kontratës është 1.096.043,96 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 740 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një çerdhe e parafabrikuar në Brodosan të Dragashit. Vlera e kontratës është 1.082.568,56 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 740 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një çerdhe modulare e parafabrikuar në Fushë Kosovë. Vlera e kontratës është 1.282.282,28 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe prej 873 m2 dhe është i destinuar për 40 fëmijë. Një shkollë në Prishtinë. Vlera e kontratës është 3.323.232,32 euro. Objekti do të ketë sipërfaqe 6430 m2 dhe është i destinuar për 800 nxënës”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Powered by WordPress