Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Djali dyshohet se ia preu kokën nënës së tij në Novi Sad të Serbisë

Djali dyshohet se ia preu kokën nënës së tij në Novi Sad të Serbisë

Në një vendbanim të Novi Sadit, sot pak pas orës 12:00 dyshohet se djali ka mbytur nënën e tij.

Me të arritur në vend të ngjarjes, policia e ka takuar djalin me gjurmë gjaku nëpër duar dhe trupin e një gruaje pa kokë, raporton portali në gjuhën serbe “192”.

Gruaja e vrarë ishte 77-vjeçe, ndërsa i dyshuari për vrasjen e saj është djali i saj 47 vjeç, dhe siç raportojnë mediat në Serbi, ka probleme psikike.

Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes, pak pas orës 12:00.

I dyshuari është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Nga MPB-ja serbe është thënë se dyshohet që gjatë orëve të mesditës, në shtëpinë familjare në Telep të Novi Sadit, “ai e ka vrarë nënën e tij 77-vjeçare”.

Powered by WordPress