Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet Krasniqi

Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet Krasniqi

Komuna e Prishtinës ka vendosur pllakën përkujtimore të dëshmorit Ismet Krasniqi, i rënë në demonstratat e vitit 1989 në Prishtinë. Me këtë rast u vlerësua vepra dhe sakrifica e tij për liri.

Ismet Sahit Krasniqi lindi më 16 nëntor të vitit 1959 në Grashticë të Malësisë së Gallapit të Komunës së Prishtinës.

Më 27 mars 1989 Ismeti ishte në krye të organizimit të një demonstrate, me ç’rast duke qëndruar në rend të parë, në një “dyluftim” me forcat e atëhershme jugosllave, të cilat ishin të armatosura bie heroikisht në fushën e nderit afër Xhamisë së Llapit në Prishtinë./RTK/

Powered by WordPress