Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > I akuzuari për vrasjen e dhëndrit kanosi ish-bashkëshorten e tij gjatë seancës gjyqësore, policia jep detaje

I akuzuari për vrasjen e dhëndrit kanosi ish-bashkëshorten e tij gjatë seancës gjyqësore, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me kanosjen dhe ofendimet që i akuzuari Tush Frokaj i ka bërë ish-bashkëshortes së tij A.P, gjatë seancë së djeshme në Gjykatën Themelore të Pejë, për të cilin rast të premten.

Kanosja e saj ka ndodhur derisa e njëjta ishte duke dhënë dëshminë e saj në rastin ku Frokaj po akuzohet për vrasjen e mikut/dhëndrit A.P., me shtatë plumba në gusht të 2023-ës në Klinë.

Policia ka njoftuar se i akuzuari Frokaj përveç kanosjes së ish-bashkëshortes, ka kanosur dhe ofenduar edhe xhaxhain e saj gjatë seancës gjyqësore.

Ndaj tij iniciohet rast për “dhunë në familje” dhe “kanosje”.

“Është raportuar se në Gjykatën Themelore në Pejë në sallën e gjykimeve derisa kishte qenë duke u mbajte një seancë gjyqësore lidhur me një rast të mëhershëm, i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjykatë për atë rast ka qenë në cilësi të pandehurit, gjatë seancës kur iu kishte dhënë fjala nga gjyqtari i kishte ofenduar dhe kanosur dy viktimat, ish bashkëshorten e tij dhe axhën e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet lënda e rastit me veprat e cekura”, thuhet në raportin 24-orëëh të Policisë së Kosovës.

Powered by WordPress