Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ministri Çeku: E papranueshme dhe e trishtë ajo që ndodhi në Rumani, i japim mbështetje të plotë FFK-së

Ministri Çeku: E papranueshme dhe e trishtë ajo që ndodhi në Rumani, i japim mbështetje të plotë FFK-së

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar pas ngjarjeve skandaloze në Rumani.

Në faqen e tij zyrtare, Çeku tha se ajo që ndodhi mbrëmë është e papranueshme dhe e trishtë.

“Qëndrojmë prapa djemve të Kosovës. Ngjarja e djeshme shkel thellësisht vlerat e sportit, i cili duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes”, thuhet ndër të tjera.Çeku e ka ofruar mbështetjen e plotë për Federatën e Futbollit të Kosovës të cilët kanë nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s.

Powered by WordPress