Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë.
Skuadra me në krye trajnerin Sylvinho synon sonte fitoren e madhe në Air Albania, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 20:45.
Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit brazilian për këtë takim.
Të gjitha biletat janë shitur, me atmosferën që pritet të jetë e jashtëzakonshme në Tiranë.