Granti prej 100 mijë eurove, Pacollit thuhet se i ishte ndarë për ndërtimin e stallës dhe për lopë qumështore.
Në ndërkohë në rrjete sociale, u rikthye në vëmendje, një deklaratë e saj se çka thoshte për fermerët.
Sipas saj nuk ka fermerë që ankohen për padrejtësi.
“Në këto tri vitet e fundit fermerët janë mbështetur vazhdimisht. Kur takojmë fermerë janë të kënaqur dhe nuk ka fermer që thotë se i është bërë padrejtë. Ka fermer që kur kanë aplikuar i ka mungu ndonjë dokument, dhe kanë dështu”, thotë ajo në jë intervistë.
Ndryshe, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reagur pasi i dha grant prej 100 mijë euro vëllaut të deputetës së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.
Peci përmes një postimi tha se nuk vlerëson e as favorizon individë.
“Në lidhje me pretendimet e bëra nga Zyra e LDK-së për ndikim në përzgjedhjen e një përfituesi të caktuar, dëshiroj të sqaroj se Ministri nuk vlerëson, nuk favorizon, nuk diskriminon, nuk miraton e as nuk refuzon individë, si dhe nuk vendos se kush fiton e kush refuzohet në programin e granteve”, tha ai.