Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mendimi për motin: Kthjellime në fundjavë, temperaturat në rritje

Mendimi për motin: Kthjellime në fundjavë, temperaturat në rritje

Mendimi për motin– 15.11.2024

Mot i thatë parashihet për ditën e shtunë, ndërkohë vransirat fillojnë të shpërndahen, duke hapur qiellin për më shumë intervale me diell. Frynë erë veriore e verilindore, e lehtë dhe mesatare, 3-8m/s. Temperaturat minimale zbresin në -1C e 2C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 5C e 7C.

Të dielen kryesisht me diell, pas mëngjesit me mjegull në ultësira. Temperaturat shënojnë rritje në 9C e 11C. Vransira kalojnë më shpesh të hënën dhe të martën, e të reshura shiu paraqiten ditën e mërkurë, me temperatura maksimale që shkojnë deri në 12C e 13C.

Powered by WordPress