Shefi i Stafit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu është duke u hetuar nga policia pas akuzave se ka ndryshuar dokumentet e sulmit të 7 tetorit nga Hamasi me qëllim që ta portretizonte shefin e tij sa më mirë.
Tzachi Braverman, një prej këshilltarëve më të afërt të Netanyahut, është marrë në pyetje për pesë orë të enjten nga njësia për krime të rënda.
Detektivët e kanë konfirmuar se ai është duke u hetuar.
Akuza është e përqendruar te dy thirrje telefonike që Netanyahu i ka pranuar teksa kishte nisur sulmi i Hamasit më 7 tetor të vitit 2023.
Braverman dyshohet se ka ndërruar kohën e dokumentimit të telefonatës kur Netanyahu mori informatat e para për sulmet nëpërmjet telefonit nga sekretari ushtarak, Avi Gil.
Ai akuzohet se ka ndryshuar kohën nga ora 06:40 në 06:29.
Braverman ka insistuar se nuk e ka ndryshuar transkriptin dhe kohën e telefonatës.
Kur Gil kishte telefonuar Netanyahun në orën 06:29, në kohën e sulmit të Hamasit, kryeministri izraelit nuk kishte thënë instruksione, duke i kërkuar që të telefononte përsëri pas dhjetë minutave, fiks në 06:40.
Ishte gjatë telefonatës së dytë kur Braverman ndali kohën që dukej se ishte për telefonatën e parë.
Braverman dyshohet se ndali kohën me qëllim që të linte përshtypjen se kryeministri ka reaguar më me urgjencë dhe bindëse.