Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, njëherësh anëtarë i Komisionit për Buxhet dhe Financa ka deklaruar në mbledhjen e këtij Komisioni tha se buxheti i propozuar për vitin 2025 është buxhet i Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve të Kosovës.
Lekaj tha se asnjë organizate buxhetore nuk i është dhënë hapsirë të dëgjohet dhe të merren parasysh kërkesat e tyre.
Ai tutje tha se “kryetarët e komunave i keni nxjerr para aktit të kryer me kërkesat buxhetore dhe nuk po i përkrahni në asnjë projekt”
“Me plot kuptimin e fjalës e them që ky buxhet është buxhet i Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve të Kosovës. Po nisem nga ajo që e kemi pa në seancë, kemi diskutuar mjaft dhe unë kam menduar që do t’iu jepni hapsirë të gjitha organizatave buxhetore që të dëgjohen dhe merren parasysh kërkesat e tyre që do të ishin legjitime por në mënyrë diktatoriale i kemi larguar dhe nuk i kemi dëgjuar si ka qene praktikë e vazhdueshme që kur janë miratu amandamentet. Asnjë organizatë buxhetore nuk e ka pas hapsirën që të vije edhe të kërkojë ajo që është interes i tyre, as nga komunat as nga organizatat të tjera dhe ja sot i kemi nxjerr para aktit të kryer dhe mund të them se ky buxhet më së paku do t’iu shërbej qytetarëve të Republikës së Kosovës. Po e marr vetëm një fakt, e dini se sa i përket kontratës kolektive, sa komuna kanë pas vështerësi dhe kanë bërë një amandament që kanë kërkuar me të drejtë sepse është marrëveshje mes qeverisë dhe sindikatave të Arsimit që të përmbushen të gjitha kriteret që i kanë kërkuar”
“Por ja që as sot përpos asaj që e kanë ba amandamentin nuk janë dëgjuar dhe unë mendoj që është e padrejtë. Po ashtu nëse i shohim kërkesat apo amandamentet e kryetarëve të komunave, do të thotë në mënyrë shumë të shpejtë, urgjente, nuk ju keni dhënë hapësirë dhe sot i keni nxjerr para aktit të kryer. Mund të diskutojmë shumë orë këtu, po asnjë amandament po ju them me plot kuptimin e fjalës që nuk do të kalojë. Përpos interesit tuaj që e keni interesin e votës dhe dihet se kush është, e keni Duda Baljen, që e ka kërkesën e që do t’ia miratoni por asnjë amandament tjetër nuk e keni me e miratu.Këto tri kërkesa keni mi miratu por ne të tjerëve kot flasim nëse rrijmë edhe një vit këtu, por është në suaza të shumicës që i kanë me vështirësi votat por për ne s’kanë vesh as me na dëgju as me i miratu” tha Lekaj në mbledhjen e Komisionit.