Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ekipi i Trump shmang kontrollet, të përzgjedhurit nuk i nënshtrohen vetingut të FBI

Ekipi i Trump shmang kontrollet, të përzgjedhurit nuk i nënshtrohen vetingut të FBI

Ekipi i tranzicionit i presidentit të zgjedhur Donald Trump po anashkalon kontrollet themelore të FBI-së për disa prej të zgjedhurve për anëtarë të kabinetit të tij.

Sipas CNN, ekipi ka përdorur kompani private për të bërë vetingun e kandidatëve për postet kyçe në administratë, ose njerëz të afërt me kreun e ardhshëm të shtetit.

Trump dhe aleatët e tij mendojnë se sistemi i FBI-së është i ngadaltë dhe i përfshirë nga çështje që mund të pengojnë planin e presidentit të zgjedhur për të nisur shpejt nga puna për të implementuar agjendën e tij.

Por kritikët deklarojnë se kontrollet themelore të FBI-së ndonjëherë gjejnë gjëra që vënë në siklet të emëruarit dhe që rrjedhimisht shkaktojnë dëme politike.

Lajmi vjen në një kohë kur Trump ka bërë një seri zgjedhjesh të kontestuara për poste të nivelit të lartë në qeverinë amerikane, përfshirë Matt Gaetz për Kryeprokuror të Përgjithshëm dhe Tulsi Gabbard për Drejtoreshë të Inteligjencës Kombëtare.

Por presidenti ka autoritetin për të thënë fjalën e fundit për kë nominon dhe për të vendosur nëse do t’i publikojë informacionet mbi të, pavarësisht protokollit të caktuar në prag të Luftës së Dytë Botërore për t’u siguruar se të përzgjedhurit nuk kanë lidhje të fshehta të huaja, apo të jenë të përfshirë në çështje që ngrenë shqetësime për sigurinë kombëtare.

Sidoqoftë, anashkalimi i kontrolleve themelore do të ishte një shkelje e normës së hershme të Uashingtonit. Taktika reflekton gjithashtu mosbesimin e Trump-it tek establishmenti i sigurisë së Shteteve të Bashkuara.

Powered by WordPress