Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë një bisedë telefonike të premten, raportoi Bloomberg.
Udhëheqësit folën direkt për herë të fundit në dhjetor të vitit 2022.
Qeveria gjermane nuk komentoi kur u kontaktua nga Reuters, transmeton Gazeta Express.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha muajin e kaluar se Putini nuk ishte i gatshëm të fliste me Scholz për ndërmjetësimin e paqes në Ukrainë dhe e kritikoi atë për refuzimin e propozimeve për bisedime.