Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Prokuroria nis hetimet për sulmin në MKRS

Prokuroria nis hetimet për sulmin në MKRS

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Tëvë1 se është iniciuar rast për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar” lidhur me përleshjen fizike që u raportua se ka ndodhur të martën mes dy zyrtarëve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas Prokurorisë rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt nga prokurori i shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës.

“Sa i përket rastit për të cilin keni kërkuar informacione, ju njoftojmë se rasti është inicuar për shkak të veprës penale sulm ndaj personit zyrtar dhe se rasti është duke u hetuar nga ana e prokurorit të shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Tëvë1.

Të martën, më 12 nëntor, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u raportua se ka ndodhur një përleshje fizike mes dy zyrtarëve.

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm Xheladin Krasniqi, dyshohet se e ka sulmuar fizikisht zyrtarin Miftar Latifi.

Ndërsa, lidhur me këtë rast të enjten para kësaj ministrie është mbajtur një protestë e heshtur nga punëtorët e MKRS-së.

Themes by WordPress