Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Komuna e Obiliqit ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”

Komuna e Obiliqit ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”

Kryetari i Komunës së Obiliqit ka vendosur që ta ndaloj përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”.Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku tha se ky vendim merret duke parë shqetësimin e prindërve dhe fëmijëve.

Postimi i plotë:Të dashur qytetarë,

Sot, në përputhje me angazhimin tonë për të mbrojtur mirëqenien dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve tanë, kam marrë VENDIM për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues i Shëndoshë dhe i Sigurt”, të miratuar nga MASHT-i, në të tri nivelet e arsimit në Komunën e Obiliqit:1.Arsimi fillor (1-5)

2.Arsimi i mesëm i ulët (6-9)3.Arsimi i mesëm i lartë (10-12)

Sipas këtij vendimi, drejtoritë dhe mësimdhënësit obligohen që në procesin mësimor të mos trajtojnë përmbajtje që rrjedhin nga këta doracakë deri në rishikimin e tyre nga MASHT-i. Mësimdhënia do të bazohet vetëm në tekstet zyrtare shkollore, të hartuara dhe aprovuar në përputhje me Kornizën e Kurrikulës së Kosovës.Ky vendim merret duke parë shqetësimin e prindërve dhe fëmijëve, si dhe për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien emocionale, psikologjike dhe edukative të fëmijëve tanë, duke respektuar ligjet në fuqi.

Bashkë, do të sigurojmë një arsim të sigurt dhe të bazuar në vlera për gjeneratat tona të reja.

Powered by WordPress